Aleanca Kosovare e Biznesit në bashkpunim me SWV organizuan edhe sivjet “Javët e Biznesit kosovar dhe Darkën e Lamës në Diasporë”.
Ky manifestim që mbahet në qytetin e Lincit për herë të tretë ka për qëllim promovimin e prodhimeve kosovare në Austri dhe krijimin e urave të bashkëpunimit mes biznesit kosovarë dhe atij austriak.
Naser Sherifi, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare për rajonin e Austrisë së Epërme dhe i cili është njëri prej organizatorëve të këtij manifestimi tha për Revistën Porta, se ky event tradicional mbahet për herë të tretë, si dhe për herë të dytë “Darka e Lamës në Diasporë”.
Në manifestimin e sotëm do të jenë të pranishëm zëvendës ministri i Financave të Kosovës, Isni Kilaj, Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Biznesi, Yll Blakaj nga Rrjeti i Bizneseve shqiptare në Austri etj.
Eventi organizohet nga AKB dhe SWV e cili është frakcioni i partisë Social Demokratëve të Austrisë – respektivisht Oda Ekonomike Austriake, nga presidentja dhe zv. presidentja e departamentit për kompanitë e migrantëve, Ardiana Sherifi.
Eventi fillon në ora 18:00
Vendi: Altes Rathaus Pressezentrum