Prishtina është një vend i vogël por ka shumë vizitorë të huaj brenda vitit. Por të gjithë ata që vijnë për vizitë shpesh hasin në problem për të gjetur pikat turistike apo trashëgimit kulturore e vendet që duhet vizituar.
Nga sot të gjithë turistët dhe vizitorët që vijnë në Prishtinë e që kanë nevojë për informata, mund të drejtohen në kioskun turistik në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Krijimi i kioskat turistik është bërë në kuadër pilot-projekti të Komunës së bashku me PPSE Program Sëisscontact. Më qëllim të testimit të këtij kiosku në sheshin Zahir Pajaziti, janë mbledhur dhe prodhuar materiale të ndryshme turistike, një pjesë prej të cilave janë përpiluar enkas për info qendër.